Muaji janar do te përcaktoje se ku do banojnë familjet qe mbeten pa strehe nga tërmeti i 26 nëntorit. Ministri i turizmit Blendi Klosi në një intervistë për Vizon Plus thotë se vendimi qeverisë nuk lejon qëndrimin e tyre më gjatë ne hotele pasi bizneset do të nisin përgatitjet për sezonin e ri turistik.

 

VKM nuk na lejon që ata të rrinë afatgjatë në hotel për shkak edhe të kostove, por nga ana tjetër kemi rënë dakord që dhe hotelet në muajin shkurt do të duhet të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri turistik. Sipas vendimi që në muajin janar do të fillojë të ndahet edhe bonusi i qirave për familjet me qëllim akomodimin e tyre në banesa me qira” –thotë Klosi.

 

Por duke patur parasysh që ky proces do të kërkojë kohë, Ministria e Turizmit mund të negociojë me hotelet për zgjatjen e akomodimit deri në muajin shkurt. Bëhet fjalë për familjet e strehuara në hotelet e Durrësit dhe Shëngjinit.

 

“Ministria e Turizmit ka nisur me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit një plan të detajuar për çdo familje që do të zhvendoset nga hotelet. Në total janë 1100 familje dhe rreth 4200 qytetarë. Të gjitha familjet janë njoftuar për largimin e tyre nga të 7 bashkitë respektive, ndërsa shteti do të marrë përsipër pagesën e qirasë apo edhe rregullimin e banesave që kanë nevojë për ndërhyrje.”

 

Fillimi i vitit është koha kur partnerët e huaj që kanë kontrata me hotelet shqiptare vijnë për të lidhur kontrata, si dhe për të parë kushtet e akomodimit, ndaj dhe janari është koha kur familjet do të duhet të nisin një jetë të re në shtëpitë me qira.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re