Rindërtimi i banesave në Bubq ka prekur disa familje të cilët janë hedhur në protestë kundër vendimit të IKMT-së.

Katër objekte priten të shemben ndërsa prishja e ndërtesave ka filluar me një prej vilave.

Familjarët pretendojnë se nuk ka marrë dëmshpërblim për godinën, kurse lidhur me shembjen janë njoftuar me shkrim.

Megjithëse banorët kërkuan kohë që ta dërgonin çështjen në gjykatë, INUK nuk ka pritur por ka vijuar aksionin.

Pas rezistencës së familjarëve policia ka shoqëruar disa pjesëtarë, ndërsa banesat aktualisht po boshatisen nga pajisjet dhe orenditë teksa ka nisur shembja e godinës së parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re