Banorët e katër fshatrave në Mat, po vijojnë rezistencën e tyre në mbrojtje të nje perroi mbi të cilin do te ndertohet nje hidrocentral i vogel.

Prej një jave ata janë ngujuar në një çadër të ngritur në zonen e perroit, duke bllokuar vazhdimin e punimeve brenda parkut kombëtar Zall-Gjoçaj.

Banoret shprehen se po mbrojnë parkun dhe burimet e ujrave nga grabitja dhe devijimi i tyre për t’i çuar ne duart e privatit.

Megjithë protestat e vazhdueshme të këtyre banorëve ende nuk ka asnjë reagim nga ministritë e linjës, ajo e infrastrukturës dhe energjisë si dhe nga ministria e mjedisit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re