Skip to content

‘Banorët po marrin çfarë të mundin…’/ Gramsh, flakët kërcënojnë fshatin Nartë, nis evakuimi i banorëve

Situata me zjarret në Gramsh vijon të jetë problematike. Flakët po përpijnë dhjetëra hektarë toke, ndërkohë që po kërcënojnë frikshëm fshatin  Nartë. Ky fshat ndodhet në kufi me fshatin Skënderbregas i cili është gjithashtu i përfshirë nga flakët.

Gazetarja Bleona Sari raporton se banorët kanë nisur të evakuohen. Sari tha se banorët kanë marrin çfarë të munden nga shtëpitë e tyre, në kushte ku faktori kohë është tejet i rëndësishëm për sigurinë e tyre pasi flakët po përhapen me shpejtësi.

Më tej, Sari tha se ata po mundohen të shpëtojnë me sa munden edhe bagëtitë.