Skip to content

Banorët protestojnë përballë bashkisë së Durrësit, pallati i ri po ngrihet në themelet e godinës së dëmtuar, familjarët në panik

20 familjet e pallatit nr. 21 në lagjen 7, kanë protestuar përpara Bashkisë Durrës ditën e sotme për të pasur mundësinë të drejtojnë shqetësimin e tyre pranë kryebashkiakes Emirjana Sako.

Në pallatin e tyre, prej disa ditësh tashmë, kanë nisur punimet për rindërtimin e tij, por këto punime janë duket u kryer mbi themelet e pallatit të dëmtuar.

Kjo ka ngjallur jo pak panik dhe pakënaqësi mes banorëve të cilët deklarojnë se pallati i tyre u shemb pikërisht prej dëmtimeve në themele dhe se nuk mund të ketë më siguri për katet që do të ndërtohen pa themele të reja sipas tyre.

Pallati nr. 21 pritet të ndërtohet me 6 kate për 20 familjet, ndërkohë banorët deklarojnë se më herët pallati ka qenë me 5 kate, çfarë do të thotë se do të ketë familje të tjera që do të zhvendosen në këtë pallat dhe se punimet duhet të sigurojnë edhe më shumë godinën e re.

“Pallati u shemb i gjithi, kishte dëmtime të shumta pallati. Shkallët kishin luajtur dhe u vendos në mënyrë unanime që pallati të prishej. Këtu kemi protestuar disa herë por kanë filluar ndërtimin e pallatit, kur e pamë betoni është hedhur në themelet e pallatit ekzistues. Nuk është normale kemi frikë”, tha një banore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb