Banorët e Durrësit kanë dalë sërish në protestë para bashkisë së qytetit, kundër projektit TID, një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban.

Mësohet se ditën e sotme qytetarët do zhvillojnë edhe një takim në Bashki, ku ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, për të diskutuar me ta mbi projektin.

Projekti parashikon restaurime dhe riorganizim rrugësh, por disa qytetarë kanë protestuar duke shprehur shqetësime për faktin se banesat e tyre do të prishen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re