Banorët e një pallati 5-katësh në qytetin e Laçit, kanë shprehur mëngjesin e sotëm shqetësimin se kryerja e punimeve prej tre muajsh në rrugën e qytetit, rrezikojnë shembjen e objektit ku banojnë.
Në lidhje me këtë shqetësim ka reaguar dhe Bashkia Kurbin, e cila përmes një njoftimi publik qetëson banorët dhe thekson se pallati nuk përbën rrezik shembjeje.
Njoftimi i plotë/ Lidhur me lajmet e publikuara në media Bashkia Kurbin sqaron sa më poshtë vijon:
Në fazën në të cilën ndodhemi Bashkia Kurbin sqaron se ndërtesa e cila është shfaqur në media nuk përbën rrezik për banorët.
Projekti i cili do të zbatohet, nuk prek asnjë nga banesat, ndaj Bashkia Kurbin i bën thirrje banorëve të qëndrojnë të qetë.
Njësi zbatuese për projektin është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të cilët nê bashkêpunim me grupin e inxhiniereve te Bashkisë Kurbin i kanë shprehur gadishmerinë banorëve se ndertesa nuk paraqet asnjë lloj rrezikshmerie nga kjo ndêrhyrje.
/faxweb



