Banorët e një pallati, të dëmtuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit në lagjen numër 5 të Durrësit dolën në protestë këtë të mërkurë.

Ata kërkuan shembjen e ndërtesës pasi sipas tyre, e gjithë struktura e godinës ka lëvizur nga vendi me 51.5 cm.

Ndërtesa sipas akt-ekspertizës së institutit të ndërtimit është klasifikuar në kategorinë DS2, kategori kjo që mund të riparohet. por për banorët një gjë e tillë është e pamundur pasi pallati ka devijuar nga pozicioni i tij. 

Banorët thanë se ndihen në rrezik pasi pallati dhe nëse riparohet nuk do të mund ta përballojë një tjetër tërmet me magnitudë të lartë. 

Por për autoritetet bashkiake godina nuk do të shembet pasi është klasifikuar në kategorinë ds2. Të kontaktuar nëpërmjet telefonit, drejtuesit e pushtetit vendor bën me dije për Vizion Plus se do të vijojnë me procedurat ashtu siç i ka përcaktuar ligji. 

Në pallatin nr tetë të qytetit bregdetar jetojnë rreth 50 familje, nga të cilat 28 janë rikthyer të jetojnë aty pasi janë përjashtuar nga paketa e bonusit të qerasë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re