Zona e Qesarekës në Tiranë është tronditur mëngjesin e kësaj të Shtune ku brenda garazhdit të pallatit të cilin e ka ndërtuar vetë, ka shpërthyer makina tip “Porsche” ngjyrë e bardhë e Saimir Naksit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, ndërsa automjeti ishte i parkuar në garazhdin e pallatit. Forcat blu bëjnë me dije se shpërthimi erdhi si pasojë e lëndës plasëse, por mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur konkretisht.

Automjeti që ka shpërthyer është dëmtuar masivisht por dëmtime kanë pasur edhe disa makina të tjera të parkuara pranë.

Grupi hetimor ka mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Fax News mëson se Saimir Naksi, ka jetuar disa vite jashtë Shqipërisë dhe ka dyshime por të pakonfirmuara se ngjarja e sotme mund të ketë ardhur nga aktiviteti i tij jashtë vendit (Angli).

Naksi ka një biznes në Komunën e Parisit, ndërsa vendi ku ka ndodhur ngjarja në zonën e Freskut në Tiranë, është edhe pallati të cilin ai e ka ndërtuar bashkë me të atin dhe familjarë të tjerë.

Jashtë kamerave banorët i thanë Fax News se shpërthimi ka qenë tepër i fortë, sa janë alarmuar një pjesë e tyre duke dalë nga banesat. Zona është shumë e populluar llogaritur faktin se ngjarja ka ndodhur në një orar kur qytetarët dërgojnë fëmijët në shkollë apo shkojnë në punë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re