Një banore në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër, ka treguar detaje në lidhje me vdekjen e 64-vjeçarit, Andrea Haxhiaj, si pasojë e asfiksimit.

Në një audio-mesazh për Ora Neës, ajo shprehet se ai ka qenë në oborr të shtëpisë, dhe si pasojë e asfiksimit, ka rënë nga shkallët. Sipas saj Haxhiaj ka thirrur bashkëshorten që të shkojë ta ndihmojë.

Në Gjirokastër shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, humb jetën 64 vjeçari, plagoset gruaja
“Kjo është zona ku ka rënë ai që vdiq, ajo që duket është shtëpia, ai ka qenë në shkallë dhe ra poshtë. Ra gruaja për ta ndihmuar sepse thërriste por nuk ia doli dot as ajo. Ajo u asfiksua, erdhën e mori ambulanca, është në spital në reanimacioni. Burri ra nga lartësia aty.”- shprehet ajo.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re