Skip to content

Barack dhe Michelle Obama hyjnë në biznes me kompaninë Netflix

Barack dhe Michelle Obama janë duke bashkëpunuar me kompaninë e shfaqjes së përmbajtjeve me video, Netflix, për prodhimin e shfaqjeve televizive dhe filmave.

Netflix ka bërë të ditur se ish-presidenti amerikan dhe bashkëshortja e tij kanë arritur një marrëveshje për shumë vite me këtë kompani.

Filma, seriale dhe dokumentarë pritet që të prodhohen në këtë bashkëpunim.

“Barack dhe unë gjithmonë kemi besuar në fuqinë e tregimit të historive për të na frymëzuar”, ka thënë Michelle Obama.

Detaje të qarta të programit ende nuk dihen për publikun.