Një barazim në transfertën e vështirë të Shënkollit nuk mund të quhet një rezultat i keq për Naftëtarit por që në këtë moment nuk u bën aspak punë sepse vazhdon ti mbaj në vendin e fundit të zonës playout në grupin B.

Të parët që shënuan ishin pikërisht vendasit me Ruben Danaj në fundin e pjesës së parë. Kështu ky frasion mbyllet në favor të skuadrës që udhëheq nëngrupin e dytë të grupit B.

Por miqët nga Kuçova nuk tërhiqen dhe vazhdojnë të kërkojnë të fitojnë ndaj skuadrës së vetme që këtë sezon e kanë mundur dy herë në Kuçovë.

Goli i barazimit vjen me mesfushorin Ardian Gega në minutën e 68’ dhe me këtë rezultat mbyllet edhe sfida. Ndërkohë në barazim pa gola mbyllet edhe ndeshja e luajtur mes Turbinës dhe Shkumbinit duke ndryshuar pak në renditjen e grupit playout të grupit B dhe Naftëtari vazhdon të mbetet skuadra më e rrezikuar për të shkuar një kategori më poshtë./Berati.TV

Shënkolli 1-1 Naftëtari

Shënues: R. Danaj 43’/ A. Gega 68’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re