Trajneri i Egnatias, Nevil Dede, analizoi barazimin pa gola në Play Off të Europa League ndaj Lillestrom.
“Mendoj që u treguam naivë. Zgjidhja do të ishte nëse një sy i mprehtë do t’i shihte gabimet në sulm. Për mua ishte diçka bazike, ose intepretimi ose keqkuptimi i djemve. Kujtonin që mund ta kalonin kundërshtarin me pasim në vijën e parë. Nuk ia dolëm. Por ajo vuajtja, duke parë që ishim edhe nervozë. Shihja Dajsinanin që kërkonte zgjidhje. Por këta djem meritojnë komplimente, na kanë bërë krenarë.
Më shumë dendësi në përfundim aksioni? Mendoj se shtymë shumë nga e majta, por edhe aty kishim një zgjidhje tjetër. E kishim gjithmonë Albanese bosh, nuk e gjetëm asnjëherë në pjesën e parë. Shpejtësia e Grudës mund të bënte diçka, ndërsa zgjedhja e dytë ishite të merrnim fundoren. Djemtë u munduan shumë. Mendoj që ndeshja meriton komplimente. Normal që ne trajnerët gjejmë gjithmonë gjëra që nuk shkojnë.
Egnatia humbi shumë topa, tranzicione me pasime shkarkuese? Unë mendoj që nga konsumi i madh, ndodhi edhe kjo. Ndeshjen e kishim në kontroll. Në 5 apo 6 minuta në pjesën e parë, kishim raste. Edhe kundërshtarin i duhet dhënë meritë, pra nuk është se kemi gabuar që nuk i kemi mundur ata.
Presion për Europa League? Vështirësia e kundërshtarit e sjell këtë gjë. Nga ana psikologjike, këta lojtarë janë gati. Por unë besoj se duhet të jemi në arenën e të mëdhenjve. Yago i detyruar në të majtë, në të djathtë Smajli në vend të Jaime? Jaime ka 3 javë pushim, sepse duhet të bëjë një trajtim në gju, ka shkuar në Spanjë, nuk mundet ta konsumonim më shumë.
Kampionati, të dielën ndaj Tiranës? Do e ndjek nesër për kënaqësi dhe për të parë kundërshtarët. Do të jetë një kampionat i bukur, por më dinamik se sezonin e shkuar. Ne jemi një klub që të gjithë e kuptoni, profili është i ulët. Unë do t’i shkoj për shtat llogjikës së klubit”, tha Dede.
