Barazimi i një dite më parë ndaj Parmës ka sjellë reagimin e menjëhershëm të trajnerit të Interit, Antonio Conte, i cili ka mbrojtur skuadrën duke thënë se djemtë dhanë maksimumin dhe vuri në dukje mungesën e stolit.

“Nuk kam çfarë t’iu them djemve, ishte ndeshja e tretë në 6 ditë dhe të gjithë po japin maksimumin, madje 200%. Organika është minimizuar dhe kjo gjë po më lë pa gjumë. Të martën do të luajnë sërish të njëjtët ndaj Brescia”, deklaroi Conte.

Trajneri zikaltër shtoi se ka ardhur momenti që të bëjë disa takime me shoqërinë duke nënkuptuar këtu afrime të lojtarëve të tjerë në merkaton e janarit për të përmbushur pritshmëritë e klubit.

Duket se barazimi i djeshëm i ka lënë pa gjumë Conten dhe klubin e Interit pasi humbën një mundësi të artë për të marrë kreun e klasifikimit duke përfituar kështu dhe nga barazimi i Juventusit ndaj Leçe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re