Mbrëmja e sotme vjen me të tjera emocione teksa do të luhen dy ndeshjet e rradhës çerekfinale të Champions League.

 

Spikat dueli spanjoll, ku Barcelona pret Atletico Madrid.

 

Katalanasit fituan duelin në kampionat pak ditë më parë dhe synojnë një tjetër sukses, këtë herë në Champions.

 

Ndërkohë, sektakli është i garantuar në duelin tjetër, atë mes PSG dhe Liverpool.

 

Francezët vijnë pas katër fitoreve radhazi dhe synojnë të pestën.

 

Ndryshe është situata tek anglezët, që në pesë ndeshjet e fundit, numërojnë vetëm një fitore.

 

Barcelona-Atletico Madrid dhe PSG-Liverpool, do të luhen duke nisur nga ora 21:00.

 

Një ditë më parë, Bayern Munchen mposhti Real Madrid në transfertë me rezultatin 1-2, ndërsa Arsenal mposhti në Lisbonë Sportingun me rezultatin 0-1.

 

LEXO EDHE: VIDEO/ Bayern tregon forcën, mposht Realin në “Bernabeu”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re