Barcelona ka kthyer rezultatin në  stadiumi “San Mames” në Bilbao dhe largohet me 3 pikë në shtëpi.

Katalanasit shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Athletic Bilbaos. Messi realizon dy gola, në minutën e 38-të dhe të 62-tën, si dhe Pedri në atë të 14-tën për fitoren e Barcelonës.

Willimas në minutën e 3-të dhe Muniain në atë të 90+1 shënuan për Bilbaon por nuk iu mjaftoi për rezultat të favorshëm.

Barcelona ngrihet në vend të tretë me 31 pikë, ndërsa Bilbao mban pozitën e 9-të me 21 pikë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re