Një grua paraqitet në një nga bankat e nivekit të dytë në qendër të Tiranës dhe kërkon oficerin e kredisë. Ajo i thotë se do të shkojë në një qytet europian për biznes jo më shumë se dy javë dhe ka nevojë të marrë hua 5000 euro.

Zyrtari i bankës i thotë asaj se banka do të ketë nevojë për një lloj garancie për të dhënë një hua të tillë, kështu që gruaja i dorëzon çelësat e një Rolls Royce-t të ri që është parkuar në rrugë para bankës.

Pasi kryhen të gjitha verifikimet, banka e nivelit të dytë vendos ta pranojë makinën si kolateral (garanci) për huanë. Një punonjës i bankës e drejton Rolls Royce-n në garazhin e bankës dhe e parkon atje.

Dy javë më vonë, gruaja kthehet, rimburson 5000 eurot plus edhe interesin për to, i cili ishte 15 euro. Oficeri i kredisë i afrohet asaj dhe i thotë:“Ne jemi shumë të lumtur që bëmë biznes me ju, dhe që ky transaksion funksionoi shumë mirë, por jemi pak të habitur në fakt.

Ndërsa ishit larg, ne kontrolluam llogaritë tuaja dhe verifikuam që ishit një pasanike multimilionere. Ajo që na habit është pse do të shqetësoheshit për të marrë hua 5000 euro?”.

“Epo, ku tjetër në Tiranë mund ta parkoj makinën time për dy javë me 15 euro dhe në një parking të sigurt?

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re