
Barcelona po përgatitet të ndërmarrë një hap të guximshëm në përpjekje për të siguruar shërbimet e Harry Kane, duke planifikuar të shesë dy prej lojtarëve të saj më të rëndësishëm.
Sipas medias spanjolle, drejtuesit katalanas janë të gatshëm të sakrifikojnë Fermin Lopez dhe Ferran Torres për të përmbushur kërkesat financiare të transferimit të sulmuesit anglez.
Ky lëvizje vjen si pjesë e strategjisë së Barcelonës për të forcuar repartin ofensiv dhe për të rikthyer klubin në nivelet më të larta të konkurrencës europiane.
Kane është një nga objektivat e Barcelonës për verën e ardhshme, për shkak të largimit të afërt të Robert Lewandowskit.
Sulmuesi anglez nënshkroi me klubin bavarez deri në qershor 2027, por kontrata e tij përfshin një klauzolë prej 65 milionë eurosh (65 milionë dollarë), e cila mund të aktivohet çdo vit.
Me ardhjen e yllit të Bayern, drejtuesit besojnë se skuadra do të marrë një dimension të ri, ndërsa shitjet e Lopez dhe Torres pritet të ndihmojnë në balancimin e buxhetit dhe përmbushjen e kushteve të Ligës.
