Çmimi “Topi i Artë” për vitin 2020 nuk do të jepet këtë vit për shkak të situatës së pándemisë dhe jo të gjithë kanë qenë në garë të barabartë. Në vitet e fundit, këtë titull e kanë dominuar Cristiano Ronaldo dhe Messi, ndërsa nuk ka munguar një thumb nga skuadra e këtij të fundit.
“E kuptojmë vendimin. Për më tepër të gjithë e dimë kush është më i miri në botë”, ka shkruar klubi katalan, duke e shoqëruar edhe me një foto të Lionel Messit bashkë me 6 Topat e Artë që ka fituar në karrierë.
Ky dukej se ishte një thùmb i hapur për Ronaldon që ka 5 tituj dhe këtë vit kishte synim të barazonte yllin atgjentinas. Kujtojmë se vendimi për të mos dhënë titullin e “Topit të Artë” ndodh për herë të parë nga viti 1956 dhe lojtarët që shpresonin ta fitonin këtë vit, duhet të presin të paktën edhe një vit tjetër, për ta tentuar përsëri atë.
“Një vit si ky aktuali nuk duhet dhe nuk mund të trajtohet si i zakonshëm. Për shkak se drejtësia që mbizotëron për këtë titull nderi nuk mund të ruhej, në veçanti në nivelin statistikor dhe gjithashtu në përgatitje pasi që të gjithë aspirantët për çmimin nuk mund të strehohen në të njëjtën varkë, disa pasi kanë parë sezonin e tyre të prerë në mënyrë radikale , të tjerët jo. Pra, si mund ta krahasojmë të pakrahasueshëm? Sepse ne nuk kemi dashur të vendosim një yll të pashlyeshëm në listën e çmimeve si “trofeu i fituar në rrethana të jashtëzakonshme për shkak të krízës shëndetësore Còvid-19” .
Pas situatës së krijuar asgjë nuk ka qenë e njëjtë për të gjithë, përkundrazi ka qenë shumë larg panoramës së zakonshme. Për shkak të afërsisht 220 jurive tona (burra dhe gra të kombinuar) të shpërndarë në të gjithë botën, disa mund të jenë hutuar ose larguar nga misioni i tyre i vëzhgimit për shkak të përparësive të tjera dhe emergjencave për të menaxhuar. Në këto kohë të turbullta, marrja e një pushimi është një luks dhe një domosdoshmëri e paçmueshme. Kështu që ai futboll, në tërësi, rifiton vrullin, pasionin dhe emocionin. Nuk mund të presë “Topin e Artë”…”, thuhet në njoftim.
/faxweb
