Katedralja e famshme e arkitekti spanjoll Antonio Gaudi, me emrin “Sagrada Familia”, e cila ndodhet në Barcelonë, e që është nën mbrojtjen e UNESCO-s, po ndërtohet pa mbikëqyrjen e zyrtarëve që duhet të sigurojnë se ndërtimi përputhet me standardet e kërkuara, sipas spanjolle El Pais.

Katedralja e stilit gotik, ndërtimi i së cilës ka nisur para 136 vjetësh, thuhet se nuk ka asnjë mbikëqyrje; as vendore e as rajonale – thotë gazeta, duke vënë theksin te fakti se ndodh që në një ditë të vetme të vizitohet deri dhe nga 12.000 njerëz.

Ndërsa në vit, kjo Katedrale kap shifrën 4.5 milionë vizitorëve dhe vlerësohet të jetë tërheqja turistike më e vizituar në Spanjë.

Siç u tha, është planifikuar që “Sagrada Familia” të përfundojë deri 2026, në 100-vjetorin e vdekjes së Antoni Gaudit, por pavarësisht rëndësisë së madhe të projektit për Barcelonën dhe rrethinat e saj, ndërtesa e famshme nuk ka leje komunale për të ndërtuar.

Leja e vetme u lëshua në 1882, kur autoritetet lokale i miratuan Gaudit vënien në jetë të projektit.

Katedralja nuk është i përfshirë edhe në regjistrin e pronës, dhe që nga viti 1995, toka në të cilën ajo po ngrihet është menaxhuar si një pronë e dioqezës së Barcelonës.

Pas më shumë se një shekulli të ndërtimit të katedrales, Komiteti për ndërtimin dhe kryetari i Barcelonës, Ada Colau, në vitin 2015 filluan negociatat për kompletimin e ndërtimit sipas një plani të veçantë master, që duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Deri atëherë, puna në bazilikë do të vazhdojë pa asnjë kontroll.

Mungesa e kontrollit të ndërtimit, bën që turistët ta vizitojnë atë pa respektuar rregullat e një kantieri.

Kreu i Barcelonës, Colo deklaroi sepo punonte për të arritur një marrëveshje që do të siguronte një leje ndërtimi për katedralen, për të vazhduar ndërtimin sipas projektit të Antony Gaudit.

Deri tani, ka përfunduar afro 70 për qind e katedrales që 85.4 metra e lartë.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re