Dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë pjesë sot në protestën në Barcelonë kundër planeve të qeverisë rajonale për ndarjen e Katalonjës nga pjesa tjetër e Spanjës.
Grupi që e ka organizuar këtë protstë, Shoqëria Civile e Katalonjës, ka pretenduar se në marshin protestues nëpër rrugët e Barcelonës, kanë marrë pjesë 950 mijë vetë.
Para demonstratës ishte raportuar se shumë protestues kishin ardhur në Barcelonë nga kryeqyteti Madrid për të marrrë pjesë në protestë.
Kjo demonstratë u bë një javë pasi qeveria e rajonit të Katalonjës, që është propavarësisë, e ka mbajtur referendumin për ndarje, përkundër pezullimit të tij nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Spanjës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re