Skip to content

Bardh Spahia debaton me policinë para Kuvendit: Lironi rrugën, lërini qytetarët të protestojnë!

spahia

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, është përfshirë në debat me efektivët e policisë gjatë protestës që po zhvillohet para Kuvendit të Shqipërisë.

Spahia u ka kërkuar efektivëve që të hapin rrugën dhe t’u mundësojnë qytetarëve vijimin e protestës.

Protesta po zhvillohet nga opozita dhe qytetarë të tjerë jashtë ambienteve të Kuvendit, në kundërshtim të Reformës Administrativo-Territoriale.

Situata para Parlamentit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit dhe policia janë përplasur edhe më herët lidhur me bllokimin e rrugës.