Skip to content

Bardh Spahia fiton Bashkinë e Shkodrës: Do punoj për qytetarët, nga këtu nis ndryshimi

Bardh Spahia ka fituar garën në zgjedhjet lokale të 6 Marsit në Shkodër.

Kandidati i cili garonte në radhët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” ka fituar përballë kandidates së PS-së, Majlinda Angoni dhe atij të PD-së, Xhemal Bushati.

Në një deklaratë për mediat direkt pas përfundimit të numërimit, Spahia deklaroi se dera e bashkisë do të jetë e hapur për të gjithë edhe për demokratët që nuk e votuan, ndërsa tregon edhe punën  e parë që do të bëjë.

“Në këtë ditë historike dhe kthese për demokracinë shqiptare për opozitarizmin e vërtetë shqiptar jo vetëm shkodranët. Falënderim për aleatët, gazetarë dhe komisionerët e përfshirë në mbrojtjen dhe garantimin dhe mos tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve të Shkodrës. Ju garantoj se nga nesër unë do të jem kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve të Shkodrës. Një thirrje për ata që nuk më votuan dhe ato demokratë që humbën rrugën dera jonë do të jetë e hapur për të gjithë. Nga sot fillon një ndryshim i madh në gjithë Shqipërinë. Puna e parë që do të bëj do të komunikoj siç duhet me qytetarët dhe do t’u japim zgjidhje problematikave”.

Shpallja e rezultatit u prit me brohorima nga mbështetësit e Spahisë.