Skip to content

Bardh Spahia komenton kërcënimin e Ramës për fondet për bashkitë e djathta: Po shkel ligjin e Kushtetutën! Institucionet të veprojnë




Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe njëkohësisht kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, ka deklaruar se Shkodra ka nevojë për ndryshim, ndërsa shtoi se është një nga bashkitë më të persekutuara të viteve të fundit.

Në studion e emisionit Open ai ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se bashkitë e djathta do të përballen me mungesë fondesh nga qeveria pas 14 majit.

Spahia tha se një deklaratë e tillë është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, ndërsa shtoi se institucionet të cilat merren me vëzhgimin e situatës të të drejtave të njeriut të veprojnë.

“Shkodra nuk mund të merret me deklarata apo dëshira, nëse merret do të merret me punë e tregim të vullnetit për të bërë diçka të mirë për qytetin. Mazhoranca ka treguar komplet të kundërtën vitet e fundit. Shkodra është bashkia më e persekutuar në vitet e fundit.

Çdo ditë e më shumë shkodranët të fokusuar tek domosdoshmëria e ndryshimit të një realiteti të zymtë. Shkodra vuan problematika të thella ekonomike e jo vetëm. Kandidati rival, një njeri që herë pas here ka humbur rastin të tregojë vëmendje karshi qytetit edhe pse ka mbajtur poste të rëndësishme”, tha Spahia.

“”