Ish deputeti i PD, Bardh Spahia në një deklaratë për mediat ka reaguar me kritika ndaj qeverisë. Spahia ka denoncuar qeverinë për numrin e testimeve, pasi sipas tij kreminsitri Edi Rama po gënjen qytetarët.
“Kanë mbetur vetëm 2 mijë terste pasi furnizimet i kemi kërkuar me vonesë dhe na kanë gënjyer gjatë gjithë kohës. Nuk ka kapacitete teknike për të bërë më shumë se 500 teste në ditë. Gënjeshtrat e Edi Ramës janë të rrezikshme. Numri i vogël i testimeve janë rrezik për përhapje të virusit”, tha Spahia.
