Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Sali Berisha ku prezantoi në Dibër kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Premtim Kryemadhi.

Bardhi thotë se Berishës nuk i intereson fitorja e Partisë Demokratike dhe shton se vota për koalicionin siç e quan ai “Shtëpia e Ilirit” fuqizon Ramën.

Reagimi i Bardhit:

Sali Berisha po demaskon veten dita ditës duke sulmuar vetëm Partinë Demokratike dhe demokratët. Asnjë fjalë për kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet  e 6 Marsit. Vetëm fyerje, sharje, shpifje dhe intimidim për kandidatët e Partisë Demokratike.

Betejën e ka me PD dhe demokratët, jo me regjimin e Edi Ramës. Këtë metodë ka futur edhe tek ato pak njerëz që i shkojnë nga pas në 6 bashkitë. Nuk i interesojnë demokratët, nuk u intereson fitorja e tyre, i intereson vetëm të furnizojë me “karburant” revolucionin e tij imagjinar bashkë me Ilir Metën kundër SHBA.

Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë kundër demokratëve, kundër PD, dhe votë që fuqizon pushtetin e Edi Ramës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re