Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u përplas në Kuvend me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lidhur me shifrat e vaksinimit.

Bardhi tha se ministrja gënjeu, pasi janë vetëm 28% të qytetarëve shqiptarë të vaksinuar dhe jo 36% sikurse ka thënë ajo.

“28 % janë qytetarët që janë vaksinuar qytetarët me të dyja dozat jo 36% sa gënjeve ti të gjitha komisionet parlamentare.

Erdhe këtu dhe pranove shifrat zyrtare që janë 28% jo siç keni gënjyer qytetarët. Akuzoi opozitën me gënjeshtra dhe më pas konfirmoi shifrat tona. Jemi vendi i parafundit në rajon.

Na e ka kaluar, Kosova, Maqedonia, të gjithë vendet e rajonit me përjashtim të Bosnjës. Eja jep llogari pse jemi të fundit dhe pastaj akuzo opozitën,” tha Bardhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re