Deputetët e opozitës, të cilët janë në grupimin e Sali Berishës vijojnë aksionin e tyre për të penguar zhvillimin normal të komisioneve parlamentare. Sot, në mbledhjen e Komisionit të Medias Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përplasur me Flutura Açkën.

Ata kanë akuzuar deputeten demokrate se me veprimet e saj po i shërben Edi Ramës, teksa i kanë hequr edhe mikrofonin

Noka: Je me votat tona këtu.

Noka: Je duke i shërbyer Edi Ramës.

Noka: Po i shërben Edi Ramës, turp

Gazment Bardhi: Fike mikrofonin Flutura. Ngri zërin për të drejtat e opozitës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re