Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se një pjesë e deputetëve demokratë nuk e panë të arsyeshme që marrëveshja me Italinë të çohej në Gjykatë Kushtetuese. Në deklaratën pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Bardhi bëri me dije se përtej diskutimeve, deputetët u unifikuan duke votuar pro.

 

 “Nuk ka pasur një ndarje të tillë. Ka pasur kolegë që kanë gjykuar se nuk do të duhet çuar në Gjykatën Kushtetuese. Në përfundim secili ka mbajtur qëndrimin e tij dhe të gjithë ramë dakord që rruga më e drejtë është që kjo marrëveshja të çohet në gjykatën kushtetuese. Disa kolegë kanë mbajtur një qëndrim ndryshe por gjatë votimin nuk ka pasur kundërshti”, tha ai.

 

Nga ana tjetër ai bëri me dije se do të ketë një konferencë me në qendër bashkimin e opozitës, ndërsa sulmoi kundërshtarët, lidhur me përjashtimin e deputetëve demokratë nga kuvendi.

 

“Ndalimi i hyrjes së deputetëve në zyrat e tyre është një masë e dhunimit të të drejtave të opozitës. Vendimin e sotëm e vlerësojmë si nismë të Kryetares së Kuvendit për zbatimin e rregullores.  Sot ka pasur një reflektim që vlen të përshëndetet”, tha Bardhi.

 

Po ashtu, edhe Berisha ka pohuar se marrëveshja me Italinë për refugjatët do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re