Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke folur në studion e emisionit “Opinion” për 15 tendera të klasifikuar si sekretë, e cilësoi këtë fakt si abuzim me fondet publike.

Duke iu referuar vetëm njërit prej tenderave, Bardhi tha se nëse do të kishte një zbatim të procedurave vlera e tenderit do të ishte 1.6 milionë euro, ndërkohë që qeveria ka paguar 3.5 milionë euro.

“Në një tender që ne e kemi denoncuar për pajisjet mjekësore, e gjithë fatura nëse do të ishin respektuar procedurat do të ishte 1.6 milionë euro, ndërkohë qeveria ka paguar 3.5 milionë euro”, tha Bardhi.

Duke shpjeguar procedimin e tenderimit, Bardhi tha se: “Ligji lejon kontrata sekrete kur bëhet fjalë për siguri kombëtare apo interesa thelbësore të shtetit”, ndërsa deklaroi se një tender sekret është konsideruar edhe ai për blerjen e letrës higjenike në spitalin infektiv.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me atë ccfarë e klasifikon një tender sekret, Bardhi tha:

“Sekret procedurën e bën fakti, që sot në portalin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, ka zero të dhëna. Nuk dihen ofertuesit, sa ka qenë oferta, nuk dihet sasia, nuk dihen ccmimet. Janë 15 procedura të tilla. Me tender sekret kanë blerë pajisjet mbrojtëse për personelin, dhe këtë e kanë bërë për të fshehur ccmimet e blerjes”, u shpreh Bardhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re