Koha e konsolidimit të institucionit ka përfunduar, tani duhen rezultate reale. Ky është qëndrimi i kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili gjatë pasqyrimit të bilancit vjetor nga kreu i SPAK, Altin Dumani, ka kërkuar nga ky i fundit rezultatë përsa iu përket “peshqeve të mëdhenj”.

 

Bardhi ka deklaruar se politika ka ndikuar në vendimmarrjen e SPAK për të dhënë vendime lidhur me zyrtarët e lartë të cilët i ka nën hetim.

 

“Por ndryshe nga 3 vjeçari i parë i funksionimit të SPAK-ut, që i shërbeu konsolidimit, tani ka filluar koha e reultateve. Ju thatë i ndruar zoti Dumani që në vendimmarrjen tuaj nuk ndikon politika. Zakonisht në fakt politika ndikon që ju të mos keni një vendimmarje. Kjo është mënyra se si politika shpesh ndërhyn në çështjet. Pra, pengon vendimmarrjen e pokurorisë. Dhe faki është që ju sot keni në hetim me dhjetëra hetime të zyrtarëve të lartë që janë çështje që datojnë që nga viti 2020-të për të cilat publiku pret një përgjige. Dhe kur bëhet fjalë për hetime po themi të prokurimeve publike, kontratave koncesionare, të PPP-ve e me rradhë, të jem i sinqertë, për aq sa unë e njoh ligjin, kohësgjatja në 3 vite e një hetimi është përtej çdo pritshmërie të çdo çështje normale. Sikundër ajo që unë kam vënë re gjatë kësaj periudhe që funksionon SPAK-ku, më rezulton që ju të njëjtin procedim e ndani në disa pjesë. Pra, atë që e konsideroni më pak të rëndësishëm në hierarkinë shtetërore, e vijoni procesin për ta çuar në gjykatë, ndërkohë që vazhdoni të hetoni për zyrtarë të tjerë të lartë, duke e ndarë çështjen në disa pjesë”, tha Bardhi.

 

 

Ai i ka bërë thirrje kreut të SPAK që të jetë ai i pari që hedh një hap drejt thyerjes së mitit të paprekshmërisë për zyrtarë të niveleve të larta në vend.

 

“Unë e kuptoj që për shkak të 30 viteve, ndoshta sistemi edhe ky i riu i drejtësisë ende nuk ka dalë nga mentaliteti që të paprekshmit nuk mund të jenë të paprekshëm. Prandaj kam një konstatim apo një këshillë tërësisht personale: ju takon Ju si drejtues i Prokurorisë që të hidhni vet ju i pari hapin, pse jo për t’i dhënë zemër secilit prej kolegëve tuaj. Koha e deshi që të jeni Ju drejtues i kësaj prokurorie, në këtë kohë ku ne presim rezultate. Dhe unë pres që të jetë dejtuesi i prokurorisë ai që e thyen mitin e të paprekshmëve në Shqipëri. Për të dalë tek pyetja konkrete: A ka ndonjë arsye, sepse ju thatë për disa çështje nuk jepet informacion për çështje konkrete. Po tani disa çështje ne i kemi si mëngjesi, dreka dhe darka e përditshme e diskutimeve tona, aq sa njerëzit besojnë dhe është krijuar një perceptim saqë edhe kur zihet burri me gruan, do të duhet të ndërhyjë SPAK-u. Pra, çdo gjë është e lidhur me SPAK-un”, tha ai.

 

Nga ana tjetër Bardhi ka insistuar edhe në marrjen e përgjigjeve se përse për shumë çështje të aferave korruptive hetimet ende vijojnë dhe përgjegjësitë nuk javë vënë në pranga, duke sjellë kështu në vëmendje çështjen e inceneratorëve.

 

“Dikur ishte Vettingi, Vettingu, Vettingu, tani ka kaluar kjo faza e Vetingut dhe jemi tëk SPAK-u, SPAK-u, SPAK-u. Dhe kjo vjen nga pritshmëritë që kanë qytetarët tek ju. A ka përshembull një arsye se pse prej 4 vitesh nuk ka një përfundim të hetimeve për çështjen e 3 inceneratorëve.

 

Një nga çështjet që publiku e ushqen në mënyrë të përditshme dhe pret rezultate. Kemi parë pjesërisht një hetim për inceneratorin e Elbasanit, ndërkohë që ka një pjesë tjetër që vijon ende. Kemi parë një pjesë shumë të vogël përsa i përetë inceneratorit të Fierit, po ndërkohë vijon sipas njoftimeve tuaja gjithmonë, çështja për aspekte të tjera, ndërkohë që ka zëro rezultate për incenertorin e Tiranës. Pa hyrë në detaje konkrete të hetimit, a mund të dimë arsyen e kësaj kohëzgjatjeje kaq të madhe, pra prej katër vitesh hetimi për disa çështje që në fakt lidhen me shqyrtimin e letrave. Pra nuk është se kërkohet ndonjë hetim i thelluar. Do merrni kontratat, do shqyrtohen procedurat, pra të niset nga kjo: nëse prona e bashkisë, ligji thotë, meqenëse kemi dhe një nga prokurorët këtu, pronë e bashkisë jepet apo tjetrsohet me vendim të këshillit bashkiak dhe ndërkohë është tjetërsuar me firmën e kryetarit të bashkisë, këtu duhet të ketë një përgjigje. Ka apo jo shkelje ligji dhe për këtë nuk duhen katër vite hetime në gjykimin tim”, pyet ai.

 

Teksa rezultati zgjedhor është ende i freskët, Bardhi nuk ka lënë pa përmendur dhe akuzat për zgjedhjet lokale duke pyetur kreun e SPAK nëse ka nisur një hetim mbi këtë çështje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re