Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar “karrigen” bosh që i la kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike, Gazment Bardhi në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

Basha u shpreh se e gjithçka është bërë për karrige dhe jo për parime, duke shtuar se “Rithemelimi” donte postin e Enkeled Alibeajt në Komision.

Ai u shpreh se Enkeled Alibeja dhe PD në Komision po punon për listat e hapura dhe votimin e diasporën, por theksoi se deputetët e “Rithemelimit” sabotuan Reformën Zgjedhore.

“Këtu kuptohet qartë se kush ka qenë qëllimi i gjithë kësaj, e gjitha kjo ka qenë për karrige dhe jo parime. Të gjithë këta deputetë, këto flukse kanë pasur përfaqësitë e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore por nuk erdhën. Nuk vinin me pretendimin se u duhej karrigia e Enkeled Alibeajt.

Pse e donin karrigen e tij. Për çfarë po e përdorte karrigen Enkeled Alibeaj dhe PD, për listat e hapura, për votimin e elektronik, numërimin elektronik dhe për votën e diasporën. Nuk kanë ardhur, ja dolën këta që e sabotuan Komisionin e Reformës Zgjedhore, garancitë që ky komision ofronte për tu futur në një kavanoz të ngushtë ku jo vetëm nuk ka garanci, por i mungon edhe transparenca.

Komisioni i Reformës Zgjedhore, duke qenë i rregullt, ndërsa këto kthinat e ngushta që çdo emri t’u vendosin nuk parashikohen as në Kushtetutë, as në ligj por janë rezultat i marrëveshjeve të tilla, jo në interes të shqiptarëve, por kundër interesit të tyre, qartësisht bëhen për të justifikuan veprime që do ti shohim në të ardhmen”, tha Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re