Në emisionin “Të Vaksinuarit” në Fax News ka mbërritur një mesazh gjatë debatit ku ishin të ftuar ndër të tjerë edhe përfaqësues së PD-së.

Në mesazhin që u lexua nga moderatori, Aulon Kalaja, thuhej se sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, po kërcënonte gjyqtarin që ditën e nesërme do të japin vendimin lidhur me Kuvendin e mbajtur në datën 11 dhjetor me nismën e ndërmarrë nga ish kryeministri Sali Berisha.

Aulon Kalaja: Tani që po flasim, më ka ardhur një mesazh ku më thonë se Sekretari i Përgjithshëm i PD, po kërcënon gjyqtarët në mënyrë që të mos marrin vendime në kundërshtim me dëshirën e tij.

Ish deputeti i PD, Igli Cara: Ne nuk bëmë deklarata, nuk duhet të fliste para vendimit të gjykatës, ky është një akt penal madje.

Aldo Bumçi: Ky kërcënim që ish sekretari sepse nuk është sekretar, sepse PD sot ka vetëm dy institucione të vërtetuara. Kjo është shumë e rëndë, e paprecendentë. Ky është produkt i 25 prillit. Mbas 25 prillit kemi të bëjmë qartësisht me projektin e shkatërrimit të opozitës zyrtare.

“I bëj thirrje gjykatës të mos i futet aventurave. Ka caktuar datë për seancë pas pasur dosje. Data për nesër është caktuar dje pa patur gjyqëtari dosje mbi tavolinë. Është takuar me një përfaqësues të Berishës. E kam emrin, por nuk po e them për etikë të kolegut tim. Si mund të gjykosh pa pasur aktet dhe dosje, këtë do e shpjegojë gjyqtari. E kam të dokumentuar, me të gjitha. Nëse gjyqtari ka vendosur të hedhë veten në erë, është i lirë, i ka thënë burgut hapu. Një gjyqtar kamikaz”– ishte citimi i fjalës së Bardhit që u mor si një kërcënim.

“Gjyqtari ka vendosur të hedhë veten në erë”/ Seanca për ndryshimet statuore të 11 dhjetorit, Bardhi: Data u vu pas takimit me përfaqësuesin e Berishës

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re