Deputeti demokrat Gazment Bardhi njoftoi se opozita do të çojë në Gjykatë Kushtetuese ligjin për Komisionet Hetimore. Ai hodhi akuza ndaj qeverisë, duke nënvizuar se mazhoranca po pengon opozitën që të funksionojë si e tillë duke i refuzuar herë pas herë kërkesat për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

“Ngritja e Komisioneve Hetimore është funksion kushtetues i Kuvendit”, tha ai.

Ai theksoi se opozita do të vijojë aksionin e saj deri në rikthimin e të drejtave të mohuara.

“Detyra jonë është të qëndrojmë përballë me regjimin dhe t’i bëjmë ballë kësaj situate”, tha ai.

Po ashtu, ai nënvizoi se ligji konsensual për Aministinë Penale nuk do të marrë votat e opozitës deri në rikthimin e normalitetit në Kuvend.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re