Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, ndodhet në Devoll dhe nga atje ka ngritur shqetësimet e fermerëve duke thënë se kanë zero mbështetje nga qeveria.
Bardhi shkruan se nga Devolli u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë për këdo që ka abuzuar me fondet e bujqësisë, ndërsa thekon se 20 shkurti është dita e reagimit të çdo fermeri dhe çdo qytetari që dëshiron të jetojë e punojë në Shqipëri
Postimi i Bardhit:
Me Demokratët e Devollit
Qytetarët janë ata që me shumë se kushdo vuajnë pasojat e keqqeverissjes së Edi Ramës. Bujqësia është sektori kryesorë i jetesës së banorëve të Bashkisë Devoll. Ka zero mbështetje! Zero kujdesje për mundin dhe sakrificën e fermerëve.
Fondet e programeve të mbështetjes nga Bashkimi Europian, që duhet të shkonin për fermerët e Devollit dhe gjithë Shqipërisë, kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve dhe personave të lidhur me to. Nga Devolli i bëra thirrje organeve të drejtësisë që të veprojë pa vonesa dhe të mbajë përgjegjës këdo që ka abuzuar me fondet e bujqësisë.
20 Shkurti është dita e reagimit të çdo fermeri dhe çdo qytetari që dëshiron të jetojë e punojë në Shqipëri. Të bëhemi bashkë të Marten, ora 17:30, përpara Kryeministrisë.
