Në një takim me të rinjtë e PD në Elbasan, të angazhuar në aksionin derë më derë, të cilët u trajnuan prej Fondacionit Konrad Adenauer, Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, u shpreh se ai e ka bazuar fushatën pikërisht tek rinia.

“Do të mbështetem tek rinia, sepse besoj tek energjia e tyre dhe motivi që kanë për t’u përfshirë në politikë për të ndryshuar vendin, dhe jo për të përfituar”, tha Bardhi.

Ky takim u organizua në Elbasan nga Qendra Shqiptare Për Qeverisje të Mirë, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer, që është një prej zyrave partnere të Partisë Demokratike në hartimin e programit politik dhe një mbështetëse për fushatën zgjedhore.

Kreu i zyrës për Shqipërinë, Tobias Rüttershoff, u shpreh se PD ka programin e duhur për ta futur vendin në rrugën europiane, dhe po ashtu ka njerëzit e duhur, tha ai, sic është zoti Gazment Bardhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re