Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një konferencë për shtyp u kundërpërgjigj ndaj Flamur Nokës, i cili më parë e kishte cilësuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, si “pengkryetar”.

“Historitë me pengje dhe pengmarrje do të duhet t’i bëjnë me seriozitet sepse po i flasin demokratëve në një moment të vështirë për ta. Ne e kemi për detyrim që të respektojmë sakrificën e tyre. Hallet e tyre personale t’i mbajnë larg selisë së partisë dhe mbështetësve”, deklaroi Bardhi.

I pyetur se perse duhet t’i dorëzoheshina tij firmat, kur ai nuk është zgjedhur nga demokratët por është emëruar, Gaz Bardhi këmbënguli të kundërtën.

“Nuk do mi besojnë mua. (Flet për formularët.) Do duhet t’ia besojnë institucioneve të PD. E gjithë kjo tollovi është krijuar për shkak të marrëdhënies së Sali Berishës me SHBA. Ky është motivi dhe arsyeja. Me këtë nuk kanë të bëjnë hallet e demokratëve. Unë jam zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i PD me votën e Sali Berishës”, shtoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re