Skip to content

Bardhi paralajmëron Ramën: Qytetarët do t’i kesh përballë deri në largim

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u bëri thirrje qytetarëve që të mos heshtin dhe të mos tërhiqen, deri në rrëzimin e qeverisë nga pushteti.

“Në çdo takim, kam marrë vetëm një mesazh, ju nuk dorëzoheni dhe të gjithë bashkë nuk dorëzohemi. Kam mësuar se sakrifica dhe besimi janë dy vlerat që na kanë mbajtur gjithmonë në këmbë, për të larguar Edi Ramën, kryeministri më të korruptuar në Europë e në botë.”

Protestën e quajti një lëvizje për dinjitetin e përbashkët.

Ne nuk jemi këtu se nuk rrimë dot ngrohtë në shtëpitë tona, por se korrupsioni po na merr frymën, kartelet e drogës bashkë me qeverinë po na vjedhin të ardhmen. Qytetarët do t’i ketë përballë deri në largimin e tij”, tha Bardhi.

“Sot ju kërkoj të besoni tek vetja juaj. Sepse asnjë regjim nuk ka rënë nga fjalimet. Ka rënë vetëm kur njerëzit nuk kanë pranuar më poshtërimin si normalitet. Sepse kur një popull ngrihet për dinjitetin e tij, asnjë pushtet nuk e ndal dot. Qëndroni. Rezistoni. Mos u përkulni! Qëndresë sot. Rezistencë nesër. Dhe fitore për Shqipërinë”.