Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se informacioni që PD kishte që ish-ministri Arben Ahmetaj nuk ndodhej në Shqipëri, u konfirmua nga avokatët e tij.

Komentet Bardhi i bëri pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve në Kuvend, ku u diskutua për mandatin e Ahmetajt, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Ai shtoi gjithashtu se maxhoranca i dha kohë Ahmetajt që të largohej nga Shqipëria.

“Ashtu siç ishte paralajmëruar për t’i dhënë kohë Ahmetajt, që nga avokatët u konfimua se ai ndodhej jashtë Shqipërisë. Në një tentativë të paligjshme të maxhorancës u vendos që të shqyhej seanca e Këshillit. Synohet që autorizimi të jepet javën që vjen. Kjo është një ndihmë për Ahmetajn për t’u fshehur nga drejtësia. Kuvendi duhet të lejonte sot prokurorinë, ti jepte autorizimin për Ahmetajt, pastaj Gjykata vendoste.

Unë kam pyetur nëse ai është në Shqipëri apo në Kanada dhe nuk kam pasur përgjigje nga drejtuesi i SPAK. E rëndësishme është se informacioni që ne kishim, u konfirmua prej avokatëve të tij se Ahmetaj nuk ndodhej në Shqipëri. Duhet të keni parasysh se nga data e kërkesës së SPAK deri sot që ka mbërritur në Kuvend, ka qenë kohë e mjaftueshme që Ahmetaj të largohej”, është shprehur Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re