Skip to content

Bardhi: PD do të bashkohet atëherë kur deputetët e pezulluar të kapërcejnë veten dhe të mendojnë interesin e PD

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka thënë para gazetarëve këtë të martë se partia bashkohet kur të gjithë anëtarët e saj do të kapërcejnë veten dhe mendojnë për interesin e PD.

Sipas Bardhit, kjo duhet bërë edhe nga anëtarët e pezulluar të grupit parlamentar.

“Partia bashkohet ku secili prej nesh, edhe anëtarët e pezulluar të grupit parlamentar kapërcejnë veten dhe mendojnë interesin e PD dhe interesin i demokratëve”, tha Bardhi.