Gazment Bardhi e cilësoi Kuvendin e 30 prillit të thirrur nga Sali Berisha një tubim që ka qëllim përçarjen e Partisë Demokratike.

 

“Sa kohë që nuk ka një vendim për mbledhjen e Kuvendit, është një akt për përçarjen e PD-së. Ka një platformë të shumicës së grupit të PD-së, është një akt konkret për bashkimin e demokratëve, pjesa tjetër duan ta lënë përjetë në opozitë Partinë Demokratike. Qëndrimet nuk votohen, qëndrimet shprehen, çdo deputet që i ka vënë emrin e tij asaj platforme, natyrisht që kanë shprehur qëndrimin e tyre. Vendimet merren në institucionet e bashkisë. Nëse dikush do t’i kthejë deputetët e PD-së në karagjozë, e ka gabim. Nuk ka pasur asnjë tërheqje, asnjë prej tyre nuk është tërhequr. E rëndësishme është që për ato 5 çështje, 32 deputetët kanë pasur atë mendim për të arritur bashkimin. Forumet mblidhen sa herë që ka vendime për të diskutuar.”

 

Vijon…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re