Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, lidhur me paralajmërimet e herepashershme të Ambasadës Amerikane për kandidimin e z.Tom Doshi në zgjedhjet e25-Prillit, Gazmend Bardhi, Drejtues Politik i PD në Elbasan drejtoi pyetjen se përse SPAK nuk ka nisur hetimin ndaj Doshit dhe Dakos?

“Kjo akuzë publike të sekretarit të shtetit të SHBA-ve do të duhet të kishte shërbyer si një indicie për të hetimeve penale ndaj z.Doshi. Më lejoni t’ju kujtoj se ka patur vetëm tre raste që përfshijnë Shqipërinë, ku sekretari amerikan i shtetit ka ndaluar hyrjen e 3 shtetasve shqiptarë me akuzën për përfshirjen në akte madhore korruptive, bëhet fjalë për z.Doshi, z.Dako dhe z.Llalla dhe çuditërisht, ajo që ka pasuar këto deklarata ka qenë që vetëm ndaj z.Llalla ka nisur hetimet penale nga SPAK-u, ndërkohë që ndaj dy figurave të tjera nuk ka asnjë nisje hetimi nga SPAK.”