Deputeti i PS, Erion Braçe i është përgjigjur Gazment Bardhit, i cili sot në seancën plenare publikoi pjesë nga bisedat në SKY ECC, ku tregohej sipas tij si është zgjedhur drejtori i policisë së Shkodrës.

Ndryshe nga çfarë pretendon Bardhi, Braçe thotë se Drejtori i Policisë së Shkodrës është një nga njerëzit më të ndershëm në radhët e Policisë së Shtetit.

LEXO EDHE: “O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?- Gazment Bardhi i nxjerr Ramës komunikimet e Sky ECC: Po ta them unë kush ta emëroi drejtorin e Policisë në Shkodër

Braçe tha se Mondi, që iu referua Gazment Bardhi është bërë drejtor në 2023, ndërsa komunikimet janë bërë në vitin 2021.

“Një deputet u çua këtu dhe lexoi disa kode dhe e bën këtë në emër të prokurorisë dhe ngriti gishtin dhe ulëriti: Mondi i përfshirë në krimin e organizuar dhe kuysh është Mondi tha? Drejtori i Policisë së Shkodrës.

Mondi, drejtori i policisë së Shkodrës është emëruar në tetor 2023. Mondi ai që njoh unë dhe që është drejtori i policisë Shkodër është një nga djemtë më të mirë që ka policia e shtetit, një nga djemtë më të ndershëm që ka policia e shtetit dhe që sot në Shkodër nuk kapardisët në hotelet apo restorantet e luksit por ha në mensën e FNSH atj. Mondi është një nga zyrtaret e policisë që ka vënë para përgjegjësisë cdokënd të përfshirë në ngjarjen e Peshkëpisë pas vitesh harrese. Mondi është ai që merr kërcënimi për familjen dhe kurrë nuk ndalet dhe kurrë nuk i lë policët vetë atje”, tha Braçe.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re