Pasi kreu u Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, publikoi shkresat për të cilat thotë se dëshmojë që SPAK ka rifilluar hetimet për çështjen e laboratorit të drogës në Xibrakë, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Rama shprehet se drejtësia vepron vetëm me fakte dhe prova, ‘prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull’.

Kreu i qeverisë thotë se ‘mungon në dëshminë ligjore para SPAK nga vetë B-ja i vogël me gojën e madhe, se kur ka shkruar “Informacion” në fakt kallëzuesi i rremë nuk ka dashur t’ia hedhë me procedurë rrezikut që vjen nga marrja si i pandehur për kallëzim të rremë, po thjesht ka pasur një moment lajthitje’.

LEXO EDHE: Publikohet dokumenti/ Bardhi: SPAK konfirmoi kallëzimin për Olsi Ramën, rifillon hetimet për dosjen 335/1 të Xibrakës

Reagimi i Ramës:

Llafet i merr era, ndërsa drejtësia vepron vetëm me ligje e me prova, prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull!

Pra mungon konfirmimi në dëshminë ligjore para SPAK-ut nga vetë B-ja i vogël me gojën e madhe, se kur ka shkruar “Informacion” në fakt kallzuesi i rremë nuk ka dashur t’ia hedhë me procedurë rrezikut që vjen nga marrja si i pandehur për kallzim të rremë, po thjesht ka pasur një moment lajthitje profesionale.

Në rast se plotësohet kjo mungesë domethënëse për fatin e të vërtetës, atëherë SPAK-u ka të gjithë mundësinë ta ndajë të vërtetën nga shpifja dhe viktimën nga fajtori. Pra o B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge në rrethin tim të ngushtë familjar dhe trafikantit duhet t’i hiqet menjëherë liria, o gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit!

Ka vetëm një të vërtetë në këtë mes dhe s’ka asnjë rrugë të mesme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re