Gruepi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet të mbajë ditën e nesërme një mbledhje në selinë e PD, në orën 15:00.

Ka qenë Gazment Bardhi ai që ka njoftuar deputetët për mbledhjen e ditës së nesërme me anë të një mesazhi.

“Të nderuar kolegë,Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj”, thuhet në mesazhin e dërguar nga Bardhi.

Në këtë mbledhje do të diskutohet çështja e bashkimit të PDdhe mbetet për t’u parë nëse Gazment Bardhi do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së të drejtuar nga Sali Berisha që zhvillohet nesër në orën 17.00.

Kjo do të jetë hera e parë që kjo mbledhje mbahet në selinë blu, që prej ndarjes së demokratëve në disa grupime.

Ndërkohë, drejtuesit e Partisë Demokratike prej një jave po takojnë strukturat për të organizuar protestën e 20 shkurtit.

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi qeverinë Rama për revoltën e qytetarëve në 20 shkurt.

“Edvin, sa të thanë sonte ato hafijet janë këtu? Mijëra e mijëra. Mjerë ti. 20 shkurti po vjen!”, është shprehur ish-kryeministri. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re