Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka zbardhur pas përfundimit të mbledhjes së mbajtur midis deputetëve të opozitës, propozimet për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Nga Kukësi, Bardhi tregoi se gjatë mbledhjes ëshët diskutuar për agjendën parlamentare të kësaj jave ku fokus ishte Reforma Zgjedhore. Sipas tij, është e papranueshme që në dy vite komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat.

“Jemi ndalur në agjendën parlamentare të javëës që vjen kunë fokus ka qenë reforma zgjehdore. Sot, grupi parlamentar ka autorizuar kryetarin e grupit që të propozojë projektvendimin për ngrijten e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përbërjen e këtij komisioni. Bashkëkryetar është çaktuar z. Oerd Bylykbashi ndërsa anëtarë propozohen deputetët:

Dhurata Ççupi, Dash Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj;

Aleatët: Shpetim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili.

Brenda kësaj jave del raporti për zgjedhjet vendore dhe pjesë e punës së këtij komisioni do të duhet të bëhen rekomandimet dhe së dyti në gjykimin tonë komisioni do të duhet të asistohet nga ekspertët e ODIHR. Për ne është e papranueshme që në dy vite komisioni i Reformës zgjedhore nuhk ka prodhuar asnjë rezultat.

I pyetur se nëse kryetarja e Kuvendit do të njohë Bylykbashin për një detyrë që tashmë e mban Enkelejd Alibeaj, Bardhi u shpreh se ata nuk ndërhyjnë tek grupi i PS-së dhe se nuk beson se ka ardhur dita që Edi Rama të diktojë se kush do të jetë bashkëkryetari që përfaqëson opozitën

“Bëhet fjalë për përfaqësues të grupit të PD-së. Se kush përfaqëson grupet parlamentare, ato i propozon kryetari dhe i voton Kuvendi. Ne nuk i ndërhyjmë grupit të PS-së dhe besoj se nuk ka ardhur ende dita që Edi Rama të na diktojë se kush do të jetë bashkëkryetari që do të përfaqësojë opozitën në Komisionin e Reformës Zgjedhore.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko