Skip to content

Bardhi zbulon emrin: Ky është ish-deputeti i PD-së që punoi për djalin e “Qifes”

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi lëshoi akuza të forta ditën e sotme kundër ish-deputetit demokrat Keltis Kruja.

“Ish-deputeti i PD, Kruja (Keltis Kruja) ka qenë shef i shtabit të Orlando Rakipit e ka pasur përballë Flamur Noka në Vorë dhe për fat të keq për herë të parë pas shumë vitesh kemi pasur rezultatin më të dobët në histori edhe më keq se në 2017 dhe Vora është partia që ka nxjerr deputet Orlando Rakipin.

Zotëria që do të verifikojë mandatet e PD-së ka votuar nr. 12, që ka qenë numri i PS-së Edi Rama dhe 30-ta numri i Rakipit. Ai duke i shërbyer regjimit të Edi Ramës dhe demokratët duke luftuar për të ardhur në pushtet” tha ai.