Vendimi për shkrirjen e Akademisë së Albanologjisë ka sjellë kundërshtinë e senatit të këtij institucioni. Ne studio Ledi Shamku Shkreli, kërkuese shkencore IGJL-së dhe Nebi Bardhoshi, drejtor i IAKSA-s, të ftuar në “News24” se Akademia e Albanologjisë nuk ishte vënë në dijeni për këtë shkrirje, ndërsa theksuan se gjithçka është një lojë politike.

Duke komentuar deklaratat e djeshme të kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit, në “News24”, kërkuesit shkencor thanë se fjalimet e tij janë dritë dhe vite larg, si në konferencat e 1989-s. Shamku tha se këto teza ia ka dëgjuar vetëm Leninit.

“Nuk kemi asnjë dokument zyrtar që të jetë bërë nga Gjinushi, por është bërë nga Ministria e Arsimit. Kryetari i Akademisë së Shkencave ka tagër që t’i drejtohet Akademisë së Shkencave. Ky është lapsus i rëndë, ajo që pohon Gjinushi. Ne nuk kemi asnjë dokument zyrtar që të këtë bërë Akademia diçka të tillë, pra t’i ketë propozuar Ministrisë së Arsimit. Janë dy lloj kontrata, afatgjatë dhe 2- vjeçare.

Këto janë ndarje filozofike prej shekujsh. Kontratat afatgjate se kemi të qartë se çfarë kuptohet. Por ato 2-vjeçare janë projekte që Akademia mund t’i paraqesë ministrisë për projekte. Ka njësi bazë dhe njësi kryesore të kërkimit. Njësia bazë e departamentit dhe njësia kryesore që është fakultetit, siç janë 4 institutet tona dhe e fundit është tipologjia; universitet-akademi-kolegj. Po ashtu është dhe akademia e të rinjve, që nuk zihet më në gojë. Si mund ta thotë kryetari këtë gjë? Me ça garancie ligjore mund ta thotë këtë që, s’do të vihet në diskutim puna e tyre”, deklaroi Nebi Bardhoshi.

Kurse Ledi Shamku u shpreh: “E kam thënë disa herë, kam dalë nga politika. Skam përveç fjalëve, është dhe tentativë më e hershme kjo. Nuk dua të hyjë në diskutim është apo jo çështje politike. Ne duhet të kishim, ose të kuptoja…i shmang fjalët e tavolinave. Duhet të kisha pasur komunikim me politikën, që të jepja një përgjigje nëse është çështje politike apo jo. S’kemi pasur asnjë kontakt për këtë vendimmarrje me ministrinë e Arsimit. E morëm vesh nga mediat këtë gjë”. Ndërsa Nebi Bardhoshi vijoi: “Ka 4 institute albanologjia sot. I merr këto probleme dhe i analizon. Po të shihni reagimet e ASA-s, se si shprehen arritjet për këtë institut. Kjo gjuha e Gjinushit është tipike socialiste. Të thuash që ka problem, kur tezat janë çdo ditë. Ai duhet të pyesë, të marrë informacion. Ne sensin kritik brenda nesh më të madhe se ai. Le të vijë kur të dojë dhe të bisedojë për fonde dhe shtim stafi. Por është vite e dritë larg, që në vitin 1989”.

Shamku përmendi se: “Në konferencat tona ka ardhur për të thënë; mos të jetë ky ose ky. Modeli i Gjinushit nuk janë konferenca për FB. Konferencat që bëhen te ne janë me teza të reja, me praninë e studiuesve kosovarë apo të tjerë. Në mendjen e vetë ai është ministër, ministër i Ramizit (Për Gjinushin). Secili nga ne ka se ku t’i bëjë këto konferenca dhe studime. S’do më rrëmbejë Gjinushi kompjuterin, ndoshta do të donte. Ne kemi mundësitë tona. Dhe Prishtina ka qenë kundër kësaj shkrirje, janë shprehur kundër publikisht. Projekti për fjalorin lindi si bashkëpunim me anëtarët e Akademisë së Shkencave të Kosovës. Kurse analisti Blendi Kajsiu deklaroi se eliminimi i Akademisë së Albanologjisë është qokë politike për dinozaurin Skënder Gjinushi.

“Vendimi i fundit i Ministrisë së Arsimit për të mbyllur Akademinë e Studimeve Albanologjike (ASA) është skandaloz në të paktën tre nivele. Së pari, mbyll një nga të paktat institucione që ka prodhim akademik cilësor si brenda edhe jashtë Shqipërisë. Së dyti, kalon buxhetin dhe asetet e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) tek Akademia e Shkencave ku prodhimi akademik ose del në pension ose vdes. Së treti, mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) nuk bazohet në ndonjë logjikë akademike apo studimore, por është thjesht një qokë politike për të kënaqur orekset financiare të njërit prej dinozaurve më të lashtë të skenës sonë politike, kryetarin më politik që ka pasur ndonjëherë Akademia e Shkencave, Skënder Gjinushin”, tha Kajsiu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re