Bardhyl Reso, një nga ndër 13 anëtarët e parë të Komisioni Nismëtar të Partisë Demokratike dhe deputet i Kuvendit të parë Demokratik pluralist postkomunist në një intervistë për emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”, ka rrëfyer se si ishte situata politike-ekonomike në vendin tonë pas ardhjes së pluralizmit politik në ’91 dhe si vazhdoi kjo situatë deri në vitin në ’97.

Reso shprehet se epoka komunizmit ishte epoka e krimit por sipas tij periudha nga ’91 deri në vitin në ’97 ishte epoka e shkatërrimit të Shqipërisë. Reso shprehet se shkatërruesi i Shqipërisë gjatë kësaj periudhe ishte Sali Berisha.

“Për të gjithë veprimtarinë politike dhe ekonomike të PD-së nga periudha që erdhi në fuqi në ‘92 deri në vitin ‘97 them që është një periudhë shumë e vështirë për t’u shpjeguar nga ana ekonomike dhe politike. Unë mendoj që gabimet që kemi bërë ne në këtë drejtim janë të pafalshme dhe të pariparueshme.

Nëse regjimit komunist unë do t’i bëj një përmbledhje me dy fjalë si epoka e krimit, periudhën nga viti 1991 deri në vitin 1997 unë dua ta quaj epoka e shkatërrimit të Shqipërisë. Janë shumë të këqijat që ka pasur populli shqiptar nga regjimi totalitar, në shkatërrimin e njeriut, atdhedashurisë, nacionalizmit shqiptar, në të gjitha themelet, jo vetëm në Shqipëri sepse Shqipëria kontrollonte edhe nacionalizimin edhe në Kosovë, Mal të Zi, Çamëri, nacionalizmin edhe në diasporë. Periudha nga viti 1991 deri në vitin 1997 ishte epoka e shkatërrimit të Shqipërisë.

Kush është fajtori? Nuk më pëlqen fraza që përdorte Berisha, bashkëfajtorë. Kur njeriu merr përsipër të kryejë diçka, të drejtojë shtetin, përgjegjësitë janë të tij, sigurisht edhe të bashkëpunëtorëve të tij. Një parti e cila nuk pati asnjëherë asnjë vizion ekonomik, një vizion të qartë të zhvillimit të Shqipërisë, që përkundrazi e shkatërroi vendin në çdo aspekt. Mendo sa kemi pasur ne në Shqipëri vetëm armatime.

Ku shkoi ai armatim, ku përfundoi? Asnjeri nuk e di dhe nuk jep përgjigje. Ku shkuan të gjitha ata uzina mekanike që u shkatërruan. Asnjeri nuk jep përgjigje. Prandaj po t’i hysh thellë zhvillimeve të asaj kohe del qartë se kush është shkatërruesi i Shqipërisë.”, u shpreh Bardhyl Reso.

Ai foli edhe për krijimin e partive politike në vendin tonë. Sipas tij, ato janë krijuar nga Ramiz Alia.

“Partitë politike në Shqipëri janë krijuar nga bisedimi ndërmjet njerëzve me mendime përparimtare, por të dirigjuar në mënyrë të sigurt nga Ramiz Alia”, tha Reso.

-Vetëm partitë e tjera, apo edhe PD-ja?

Sali Berisha ka ardhur pasi është takuar me Ramiz Alinë, kam dyshime se dhe ajo. Ka dhe aty njëfarë dirigjimi.

Në krijimin e Partisë Republikane, dikush tjetër ishte emëruar në drejtim të partisë. U miratua dhe në drejtim e mori Sabri Godo që nuk kishte bërë kërkesë. Kush e solli Sabri Godon? Atë e solli Ramiz Alia. Kërkesën për krijimin e partisë e kishte bërë një inxhinier nga Ministria e Ndërtimit. Pasi iu aprovua kërkesa atij, kryetar u bë Sabri Godo. Kryetar i Partisë Republikane, parti opozitare, bënte thirrje që të votonin Ramiz Alinë.

Është për t’u theksuar se kur janë zhvilluar zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri, në natën e fundit që morën fjalën kryetarët e partive, Sabri Godo bëri thirrje “Votoni për Ramiz Alinë, për babain e pluralizmit politik në Shqipëri.

U krijua dhe Partia Ekologjike, në krye të saj vunë një bufon, Namik Hotin, Ishte bufon por ai ka thënë një gjë shumë me vlerë “Maloku kur i hyp kalit, nuk di t’i zbresë më”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re