Kryeministri Edi Rama njoftoi se për baret e restorantet të cilat janë rihapur më 18 maj, në zonat e kuqe do rrinë hapur deri në orën 21:00, kurse në zonat e shpallura të gjelbra mund të rrinë hapur dhe përtej orës 21:00.
“Deri në orën 9 është e lirë lëvizja pa autorizim dhe lokalet dhe restorantet në zonat e tjera mund të rrinë hapur dhe përtej orës 9. Në zonat e kuqe dhe për pak ditë do rrinë hapur deri në 9 dhe pastaj dhe më gjatë gjithmonë duke shërbyer jashtë jo brenda”, deklaroi Rama.
